Multimilioneri finlandez Anders Wyklef (76-vjeçar) është gjobitur me 121 mijë euro për tejkalim shpejtësie, pasi ka kaluar shpejtësinë prej 30 km/h.
Kjo për arsye se në Finlandë, dënimet shqiptohen sipas të ardhurave të shkelësit, shkruan Guardian.
Wyclef tha se i vinte keq dhe shtoi se kishte filluar të ngadalësohej, por ai supozoi se nuk kishte ndodhur aq shpejt, transmeton Fol Drejt.