Biznesmeni gjerman Markus Schon (48-vjeçar) i bëri një sugjerim drejtorit të Bayernit, Oliver Kahn se si të sillte Cristiano Ronaldon (38-vjeçar) në skuadër.
Kujtojmë se futbollisti i famshëm portugez u lidh me Bayernin vitin e kaluar, por klubi gjerman u dorëzua dhe sulmuesi shkoi në Saudi te klubi Al Nassr, ku luan për një pagë rekord prej 200 milionë euro.
“Është e mundur që ne të paguajmë një tarifë transferimi ose huazimi dhe një pagë”, tha Schon në një intervistë për Abendzeitung Munchen. Schon pranoi se ai e do Ronaldon, prandaj ai do të dëshironte ta shihte atë të luante në Bundesligë para se të përfundonte karriera e tij.
Schon dëshiron që një nga kompanitë në të cilat ai investon – mes tyre Buro.de, e cila shet pajisje zyre – të bëhet ajo që është përgjegjëse për sjelljen e Ronaldos. Kërkon gjithashtu një pjesë të shitjeve të fanellave për të “kufizuar rrezikun financiar”. Bayern ende nuk i është përgjigjur propozimit të pazakontë, por pritet të refuzohet kjo kërkesë e tij. Kontrata e Ronaldos me Al Nassr është deri në verën e vitit 2025, transmeton Fol Drejt.