Qytetari Korab Blakaj, i cili jeton dhe vepron jashtë Kosovës, ka bërë sot një denoncim publik ndaj dy personave, njëri prej të cilëve zyrtar policor.
Fjala është për të dënuarin për mashtrime Florim Zekaj nga Mojstiri i Istogut dhe pjesëtarin e Policisë së Kosovës Avdyl Morina nga Tersteniku i Pejës.
Siç denoncon Blakaj, të dy këta po kujdesen vullnetarisht dhe jashtë detyrës zyrtare për sigurinë e miliarderit serb Dragomir Kariç gjatë vizitës së tij në Pejë.
“Jo vetëm mediat, por shumë institucione, madje të sigurisë janë të mbushura me njerëz të Kariçve- rrjedhimisht punojnë për BIA n serbe dhe GRU në ruse!”, ka shkruar ndër të tjera Blakaj.
Fol Drejt ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës, për të sqaruar më tej nëse janë në dijeni të këtij rasti, por ende nuk ka marr përgjigje.
Fol Drejt do t’ju mbaj të informuar për çdo gjë rreth këtij rasti./FolDrejt/