Fol Drejt
E diel, 1 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Bjellorusi/ Mbërrijnë komandantët e lartë rusë, të enjten nis stërvitja ushtarake

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Të mërkurën në Bjellorusi mbërritën komandantët e lartë ushtarakë rusë.

Ata do të mbikëqyrin 30,000 trupa ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake 10 ditore me ushtrinë bjelloruse, në atë që shihet si shfaqja më e fundit e forcës së Moskës, përgjatë kufirit me Ukrainën. Rusia ka dërguar për stërvitjen në Bjellorusi dy sisteme raketore tokë-ajër, S-400 dhe avionë të shumtë luftarakë.

Gjenerali Valery Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, do të drejtojë stërvitjen që nis të enjten. Stërvitja në Bjellorusi është kërcënimi më i fundit ndaj Ukrainës, kryeqyteti i së cilës, Kievi, ndodhet vetëm 210 kilometra në jug të saj. Moska gjithashtu ka dërguar anije luftarake në Detin e Zi dhe ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa përgjatë krahut lindor të Ukrainës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Po kështu edhe qeveria e Ukrainës njoftoi një stërvitje ushtarake 10-ditore, që nis gjithashtu të enjten, gjatë së cilës do të përdoren avionë pa pilot dhe raketa antitank të furnizuara nga aleatët perëndimorë të Kievit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po organizonte stërvitje të përbashkëta me Bjellorusinë për t’u përballur siç tha ai, me “kërcënimet e pashembullta ndaj sigurisë”.

“Rusia dhe Bjellorusia janë përballur me kërcënime të pashembullta, natyra dhe përqendrimi i të cilave, për fat të keq, është shumë më i madh dhe shumë më i rrezikshëm se më parë”, u tha zoti Peskov gazetarëve.

Ekspertët perëndimorë të zbulimit thonë se ata besojnë se Moska ka dislokuar 70% të kapacitetit të saj ushtarak për një pushtim të plotë të Ukrainës, një vend që në vitet e fundit ka anuar nga Perëndimi e po kërkon t’i bashkohet NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore të formuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar se ka në plan të pushtojë Ukrainën, por ka kërkuar që Perëndimi që të pengojë anëtarësimin e këtij vendi në NATO dhe që aleatët perëndimorë të tërheqin trupat dhe armatimet e tyre të vendosura pranë Rusisë.

Si përgjigje, Perëndimi ka thënë se Rusia nuk ka të drejtë vetoje në procesin e anëtarësimit të një vendi në NATO, por nga ana tjetër ka shprehur gatishmërinë të negociojë me Moskën mbi çështjen e dislokimit të raketave në Evropën Lindore dhe stërvitjet periodike ushtarake të NATO-s.

Presidenti francez Emmanuel Macron bisedoi të hënën me Presidentin rus Putin dhe të martën me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, por takimet nuk duket t’i kenë lehtësuar tensionet apo reduktuar mundësinë e një pushtimi.

“Nuk duhet të nënvlerësoni tensionin që rrethon situatën që po jetojmë, natyrën e tij të pashembullt”, tha zoti Macron në Kiev. “Nuk besoj se kjo krizë mund të zgjidhet me disa orë diskutime”, shtoi ai.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të mërkurën se çdo gjë varet nga ajo nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO janë të gatshme të negociojnë seriozisht mbi kërkesat e Rusisë. Ai e quajti përgjigjen që NATO i dha Rusisë, lidhur me kërkesat e saj, “të vrazhdë e me gjuhë sfiduese”.

Ndërkohë parlamenti sllovak, një vend anëtar i NATO-s, miratoi të mërkurën një traktat ushtarak në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me paktet që Uashingtoni ka me aleatët e tjerë të NATO-s.

Traktati, i nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken javën e kaluar, i mundëson ushtrisë amerikane të përdorë dy baza të forcave ajrore sllovake për 10 vjet, ndërsa Sllovakia do të marrë 100 milionë dollarë nga Shetetet e Bashkuara për modernizimin e tyre.

Kryeministri i Sllovakisë Eduard Heger tha se traktati do të “rrisë ndjeshëm sigurinë e vendit”, por kundërshtarët e tij thonë se ai do të komprometonte sovranitetin e vendit.

Sekretari Blinken tha se traktati nuk do të krijonte baza të përhershme ushtarake apo një prani të përhershme trupash amerikane në Sllovaki./VOA

Tags: BjellorusirusiUkraine
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjykatat serbe nisin një seri aktakuzash ndaj personaliteteve shqiptare në Luginë

Lajmi tjetër

Ushtria ruse u stacionua në Bjellorusi, ajo amerikane pritet të mbërrijnë në Rumani

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM