Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë thotë se ka nisur inspektimet e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, ministria tha se inspektimet do të përcaktojnë kapacitetin e njësive ushtarake për të kryer “nivelet më të larta të gatishmërisë luftarake”.
Një seri e mëparshme stërvitjesh ushtarake në Bjellorusi ngriti shqetësimet në Ukrainë se ajo mund të marrë një rol aktiv në konflikt.
Megjithatë, Minsk mohoi ndonjë plan të tillë, por paralajmëroi se çdo inkursion kundër territorit Bjellorusi do të kërkonte një përgjigje./FolDrejt/