Duke iu drejtuar një ceremonie që shënonte çlirimin e Minskut nga trupat sovjetike dje, Lukashenko tha se ka mbështetur Rusinë që “që nga dita e parë”, shkruan Skynews, shkruan Sky news, transmeton Fol Drejt.
“Sot, ne jemi duke u kritikuar se jemi i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit”.
“Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë.
“Dhe ata që na kritikojnë, a nuk e dinë se ne kemi një bashkim kaq të ngushtë me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Por ju e dinit të gjitha këto. Ne do të mbetemi së bashku me Rusinë vëllazërore”.
Bjellorusia ka qenë e angazhuar për një “shtet bashkimi” me Rusinë që nga vitet 1990, por pak përparim është bërë në zbatimin e planit dhe në vitin e kaluar, Lukashenko ka këmbëngulur që vendi i tij duhet të ruajë “sovranitetin” e tij./FolDrejt/