Bjellorusia do të vendosë armë strategjike bërthamore në territorin e saj nëse retorika agresive e Perëndimit vazhdon, tha sot ministri i Mbrojtjes i vendit Viktor Hrenin.
“Nëse retorika armiqësore vazhdon, vendosja e armëve strategjike bërthamore do të jetë hapi ynë i ardhshëm. Ne do të përdorim forcën kundër forcës, pasi ata e kuptojnë vetëm këtë,” tha Hrenin, raporton TASS.
Më parë, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska do të vendoste armët e saj taktike bërthamore në atë vend me kërkesë të palës bjelloruse, ashtu si SHBA-ja ka mbajtur kokat e veta bërthamore në territorin e aleatëve të saj për një kohë të gjatë./FolDrejt/