Ministria e Situatave të Emergjencave të Bjellorusisë njoftoi se po përfundon me armatimin dhe trajnimin ushtarak të punonjësve të saj, të cilët duhet të jenë të gatshëm të ndihmojnë anëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme në rast të një konflikti të armatosur.
Ministri i Situatave Emergjente Vadim Sinyavsky i tha televizionit shtetëror Belarus 1 se punonjësit do të jenë të gatshëm të ndihmojnë ministritë “në rast të një konflikti të armatosur ose një lloj çrregullimi, i cili kërkon angazhimin e një numri të konsiderueshëm personeli”, raporton Reuters.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha në fillim të këtij viti se donte që “çdo njeri, dhe jo vetëm një njeri” të ishte në gjendje të përdorte një armë në përgjigje të çdo akti agresioni.