Në një deklaratë mbrëmjen e djeshme, Ukraina shprehu shqetësimin se Bjellorusia do ti bashkohej pushtimit rus brenda disa orësh, shkruan skynews
Madje, disa zyrtarë thanë se Rusia kishte kryer bastisje në territorin e Bjellorusisë nga hapësira ajrore ukrainase për të krijuar një pretekst që Minsku të dëgojë forcat ushtarake në kufi.
Megjithatë, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura bjelloruse, Viktor Gulevich, ka theksuar se vendi nuk ka plane t’i bashkohet pushtimit rus -por tha se po dërgonte pesë grupe batalionesh në kufirin e saj për të zëvendësuar forcat e vendosura tashmë atje.
“Dua të theksoj se dërgimi i trupave nuk ka të bëjë me asnjë përgatitje për pjesëmarrjen e ushtarëve bjellorusë në operacionin special ushtarak në territorin e Ukrainës”, përfundoi ai./FolDrejt/