Blerim Isufaj pritet të marr mandatin e Kryeprokurorit të Shtetit shumë shpejt.
Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë konfirmuar se emri i tij së shpejti do t’i dërgohet Presidentes Vjosa Osmani, për dekretim.
“Emri i z.Blerim Isufajt, do të dërgohet së shpejti për dekretim tek presidentja e Kosovës, pasi që të kryhen procedurat”, transmeton Fol Drejt.
Siç mëson Fol Drejt, Isufaj është votuar nga KPK-ja për këtë pozitë./FolDrejt/