Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Blerim Reka me Lëvizje të re politike në Maqedoninë e Veriut?

6 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Mbase Reka me shtabin e tij duhet të formojë një Lëvizje qytetare apo edhe Parti politike që i zhveshë hajdutët nga votat partiake të tyre. Sepse ata e dinë shumë mirë se kush është BDI dhe PDSH-por nuk kanë deri sot asnjë alternativë reale se ku mund të drejtohen.

Nga Sead ZIMERI

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Na duhet një Lëvizje në RMV që iu flet shqiptarëve me një gjuhë qytetare; që do te thotë: iu flet njëkohësisht edhe maqedonasve ashtu siç iu fliste Blerim Reka dhe si depërtoi me më shumë se 8000 vota edhe në qytetet ku ka vetëm qytetarë maqedonas si Gjevgjelia, Strumica, Velesi, Prilepi, Kavadarci, Sveti Nikolle, lagjet që njihen si shoveniste në Shkup- Aerodrom, etj. Na duhet pra një parti e vërtetë qytetare, sepse asnjë parti tjetër nuk është zgjidhje inteligjente e bashkë-ekzistencës në Maqedoni. Të drejtat e barabarta mund t’i fitojmë vetëm atëherë kur maqedonasit na shohin si të barabartë, por ata nuk mund të na shohin si të tillë nëse ne zgjedhim njerëz me diskurse etno nacionaliste, që vazhdimisht flasin sikurse tjetri është armik ekzistencial, etj.

Ne duhet ta bëjmë kete çarje në politikë, dhe aktualisht kjo çarje ka emër dhe mbiemër, quhet Blerim Reka, prandaj është absolutisht e domosdoshme, imperativ politik kohor, që ky moment, ky kapital i akumuluar politik të mos humbet. Është kapital i madh dhe mund të investohet ne krijimin e një Lëvizje moderne qytetare. Kjo do të ishte diçka plotësisht e re në politikën tonë, do të ishte njëkohësisht një revolucion në organizimin e partive dhe strukturave politike, do të ishte një përmbysje e vlerave përçarëse me prapavijë etnike, do të ishte një hap i jashtëzakonshëm në krijimin e një hapësire të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të vërtetë mes qytetarëve pavarësisht prapavijave etnike, si dhe do të ishte parti e vërtetë qytetare. Kjo nuk është bërë asnjëherë, dhe atë për dy arsye mendoj:

E para: nuk kemi pasur njerëz vizionarë dhe as shqiptarë, as maqedonas për ta marrë një hap radikal të tillë.

E dyta: nuk ka ekzistuar terren për daljen në skenë të partive të tilla, madje edhe po të kishim kandidatët.

Politika ne Maqedoninë tonë por edhe në Ballkan, në përgjithësi, është bërë në vija të trasha të ndarjeve etnike. Kjo mbase e kuptueshme në kohën e vetë. Tani ka ardhur koha që ta tejkalojmë atë, dhe pasi qe ajo nuk tejkalohet vetvetiu, por duhet aktivisht të punojmë për tejkalimin e saj, dhe pasi që ka shkëndija shpresë për një realitet të ri qytetar, një gjë e këtillë më nuk është e pamundshme.

Profesori Reka, është agjenti i fillimit të realizimit të një vizioni qytetar modern për shqiptaret dhe per maqedonasit por edhe për të gjitha grupet e tjera. Unë me gjithë qejf i nënshkruhem një pakti të këtillë.

Pse është e domosdoshme që të krijojmë një çarje politike në Maqedoni? Nëse vërtetë jemi serioz dhe duam të ndërtojmë një shtet qytetar për të gjithë qytetarët dhe të gjitha etnitë në Maqedoni atëherë nuk ekziston rrugë tjetër pos krijimit të partive dhe lëvizjeve me programe dhe synime qytetare. Premisa e një lëvizje moderne qytetare është që shqiptarët mund t’i arrijnë të drejtat e tyre me një gjuhë politike qytetare (shtetërore), duke përdorur arsyen publike si gjuhë të përbashkët nëpërmjet neve dhe etnive tjera të artikuluar përmes gjuhëve tona etnike.

Të drejtat tona si shqiptarë duhet t‘i kultivojmë dhe të kërkojmë përfaqësim të barabartë, por në vazhdimësi duhet pasur parasysh se si diskurset tona etnike dhe politike reflektojnë vendimin tonë që të qëndrojmë si qytetarë të shtetit.

Vendimi ynë kolektiv që të ndërtojmë një shtet të përbashkët kërkon që politikat tona të reflektojnë jo vetëm interesat etnike tona por edhe interesat qytetare të qytetarëve të tjerë, ngase nuk mund të ndajmë një hapësirë të përbashkët dhe në paqe kur ne nuk marrim parasysh nevojat e qytetarëve të tjerë, si dhe të tjerët nuk marrin parasysh nevojat tona. Sfera publike e shteteve demokratike,pra, duhet t’i inkuadrojë të gjithë qytetarët. Kam frikë që diskurset nacionaliste kanë efektin e kundërt nga ajo që ato dëshirojnë ta arrijnë. Të mbyllur dhe të ndarë nga njëri-tjetri, nuk mund të ndërtojmë shtet qytetar dhe modern.

Politikat nacionalisite veprojnë sikurse tjetri nuk ekziston, dhe rrjedhimisht nuk ndihet nevoja e bashkëbisedimit me të si qytetarë por vetëm si tjetër që shumë herë, për të mos thënë përherë perceptohet si armik. Këto ndjenja të armiqësisë duhet t’i tejkalojnë, edhe pse kemi pasur një histori të hidhur ndërmjet njeri-tjetrit. Por, pasi që kemi vendosur të bashkëjetojmë në një shtet, mënyra më e mirë e bashkëjetesës është mënyra qytetare, duke e folur një gjuhë të përbashkët publike ku tjetri nuk është apriori armik me të cilin nuk mund të bisedohet por qytetar me të cilin kemi mospajtime dhe divergjenca, por pasi që ndajmë një kornizë kushtetuese shtetërore dhe një sferë publike përmes arsyes edhe mund të arrijmë në zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Terminet e reja për ambasadën e Gjermanisë, vijon fluksi i madh

Lajmi tjetër

Air Albania nis fluturimet nga aeroporti i ri i Stambollit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM