Policia e Kosovës ka njoftuar se kapiten Blerim Salihu nga Policia e Kosovës ka diplomuar si pjesëmarrës i sesionit të 285-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së, shkruan Fol Drejt.
“Diplomimi u zhvillua në Akademinë Kombëtare në Quantico, Virxhinia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 16 mars 2023. Sesioni i 285-të ka qenë i përbërë nga ( 247) oficerë të zbatimit të ligjit nga 47 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë, ku pjesëmarrësit kanë qenë punonjës të agjencive të zbatimit të ligjit nga 28 vende, katër organizata ushtarake dhe pesë organizata civile federale.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Tutje, në njoftim u tha se Akademia Kombëtare e FBI-së është ndër akademitë më të njohura ndërkombëtarisht për përsosmërinë e saj akademike dhe ofron trajnime të avancuara nga instruktorë me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. /FolDrejt/