Kryeministri i Sllovakisë ka thënë se është “i gatshëm të japë dorëheqjen” nën kushte të caktuara për të zgjidhur krizën politike në vazhdim të vendit.
Qeveria e koalicionit e Igor Matoviç është kritikuar për blerjen e vaksinës Sputnik V kundër COVID-19 (të Rusisë) para se të ishte aprovuar nga Bashkimi Evropian.
Blerja e rreth dy milionë dozave të vaksinës ruse u bë pa miratimin e dy prej katër partive që përbëjnë koalicionin e qendrës së djathtë, shkruan Euronews.
Por partia liberale-konservatore Liria dhe Solidariteti (SAS) dhe partia e qendrës së djathtë “Për Njerëzit” tani kanë kërkuar që kryeministri gjithashtu të japë dorëheqjen.
Kryeministri gjithmonë ka mbrojtur marrëveshjen për të blerë vaksinat Sputnik V, duke thënë se kjo do të përshpejtojë programin e vaksinimit të vendit, por aleatët e tij në qeveri thonë se masa hedh dyshime mbi ideologjinë pro-perëndimore të Sllovakisë.
Vendi aktualisht ka nivelin e dytë më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në Bashkimin Evropian, pasi fillimisht mbijetoi në valën e parë të pandemisë pa numra të rasteve të rënda.