Blero ka postuar një foto me nënën e tij dhe këtë e ka bërë për një rast të veçantë
Këngëtari kosovar ka zgjedhur disa fjalë sa më të mira për t’ia uruar nënës së tij ditëlindjen.
“Mam nuk e di engjëjt se ku jetojnë. Po diçka është e sigurt që 1 engjëlli po e lexon mesazhin tem tani. Uroj që t’jesh mirë Mam! Urime ditëlindja dashuria ime!”, ka shkruar në këtë urim Blero.
Këngëtari vazhdimisht është aktiv në skenën kosovare dhe për çdo vit krijon këngë të reja.
Urimi duket se i është bërë nga larg për nënën pasi që ashtu jep të kuptohet urimi i Bleros.
Mund edhe të ndodh, për shkak se shumica e vendeve janë në vetizolim në këtë kohë pandemie, kurse nuk dihet se ku dhe në cilin shtet e ka zënë pandemia atë.