Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi që i njëjti ka blerë një pajisje që dyshohet të jetë vjedhur në Maqedoninë e Veriut.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, pajisja shëndetësore e vjedhur mendohet se ka vlerën diku rreth 45000 euro dhe e njëjta është sekuestruar nga policia./FolDrejt/