Policia e Kosovës njofton se një person është arrestua të dielën në Ferizaj pasi bleu ushqime me monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.
PK bën të ditur se Policia ishte njoftuar se te një qendër tregtare në Ferizaj, një person i dyshuar aty kishte blerë produkte ushqimore në vlerë rreth 740 euro, të gjitha monedha nga dy euro të dyshuara si të falsifikuara dhe ishte larguar.
Policia ka nisur hetimet menjëherë dhe ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj personin i dyshuar H.R., 41 vjeç, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt hetimore, kurse monedhat në vlerë 740 euro, të gjitha monedha nga dy euro janë konfiskuar, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar ‘’Falsifikim i parasë’’./BetimipërDrejtësi/