Administrata e presidentit amerikan Joseph Biden ka ndërmarrë hapa diplomatikë që kanë ngadalësuar përpjekjet e Kinës për të projektuar fuqinë e saj ushtarake në mbarë botën, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken përpara një vizite në Pekin më vonë këtë javë.
Blinken tha në një konferencë shtypi se përpjekjet e Kinës në Kubë janë pjesë e përpjekjeve globale të Pekinit për të zgjeruar praninë e tij jashtë vendit dhe se veprimet e SHBA për të zgjidhur problemin kanë dhënë rezultate gjatë administratës së Bidenit, pa specifikuar se cilat ishin ato rezultate, raportoi Reuters.
Kina mohoi sot përdorimin e Kubës si bazë spiunazhi, siç ishte raportuar më parë nga Wall Street Journal./FolDrejt/