Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se është dakord me presidentin Joe Biden se në Ukrainë janë kryer krime lufte.
Ai shton se ekspertët amerikanë janë në proces të dokumentimit dhe vlerësimit të krimeve të mundshme të luftës në vend, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Blinken thotë se e ka “të vështirë të konkludojë se rusët po bëjnë ndryshe” pas shkatërrimit gjatë javëve të fundit.
Blinken shton se ai nuk ka parë ndonjë përpjekje domethënëse nga Rusia për të sjellë një përfundim të luftës përmes diplomacisë.