Pas bisedës telefonike me kryeministrin Kurti, sekretari amerikan, Blinken, ka komunikuar edhe me presidentin serb Vuçiq.
Presidenca e Serbisë ka njoftuar rreth këtij komunikimi, në të cilin është diskutuar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje me Prishtinën, transmeton Fol Drejt.
“Sekretari i Shtetit Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën. Presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, bëhet e ditur në njoftim.
“Tri temat kyçe të kësaj bisede telefonike ishin çështja e Kosovës, dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike të vendit tonë”, thuhet tutje./FolDrejt/