Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojnë drejt Kievit të dielën, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Blinken dhe Austin do të diskutojnë për llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të luftuar agresionin e rinovuar të Rusisë në lindje dhe jug të vendit, tha Zelensky në një konferencë shtypi të shtunën, shkruan Indepedent, transmeton Klankosova.tv.