Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken diskutoi sot një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, në një bisedë “të hapur dhe të sinqertë”, tha një zyrtar amerikan për Reuters.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar për një kohë të gjatë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth politikës së Uashingtonit ndaj Iranit dhe politikës së Riadit dhe Izraelit, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.