Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me telefon me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë në Turqi dhe Siri pas tërmeteve të kësaj jave, tha Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se ShBA do të vazhdojë të kërkojë qasje të papenguar humanitare në Siri dhe i kërkoi qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad që të lejojë menjëherë ndihmën përmes të gjitha pikave kufitare. /FolDrejt/