Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken komentoi situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe vlerësoi se presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik është në rrugën autoritare të Putinit.
“Sulmet e Milorad Dodikut ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republikën Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të presidentit Putin”, ka shkruar Blinken në Twitter.
Anëtarja serbe dhe kryetarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviç deklaroi se Blinken ka paraqitur “vlerësime të pasakta të situatës, por edhe kualifikime për zyrtarët politikë dhe funksionarët e Republikës Srpska”, transmeton Fol Drejt.