Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i ka bërë thirrje sot Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa urgjent për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, duke paralajmëruar se situata aktuale pengon procesin e integrimit të tyre evropian.
“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të ndërmarrin hapa për të depërshkallëzuar tensionet dhe të ripërtërijnë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të udhëhequr nga BE-ja”, tha Blinken në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.
“Ne mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës dhe Serbisë, por situata aktuale më shumë e pengon atë proces sesa ndihmon”, ka theksuar ai, transmeton Fol Drejt.