Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken i bëri thirrje Turqisë që të verifikojë pa vonesë pranimin e Suedisë në NATO.
Blinken tha se ky vend nordik tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për zgjidhjen e kërkesave që Ankaraja zyrtare e ka kushtëzuar anëtarësimin e Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, transmeton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sekretari amerikan i Shtetit hodhi poshtë pretendimet se administrata Biden ka pranuar t’i shesë Turqisë avionë luftarakë F-16 në këmbim të pranimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO nga ana e Turqisë, edhe pse, siç thotë ai, Kongresi amerikan ishte pro një marrëveshjeje të tillë./FolDrejt/