Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar “depërshkallëzimin e menjëhershëm rus” gjatë një telefonate me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot.
Blinken “theksoi se pushtimi i mëtejshëm i Ukrainës do të përballet me pasoja të shpejta dhe të rënda dhe i kërkoi Rusisë të ndiqte rrugën diplomatike”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, njofton Klan Kosova.
Blinken përsëriti zotimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Po ashtu, Blinken tha se Washingtoni është i gatshëm për të vazhduar të shkëmbejnë shqetësimet e ndërsjella mbi sigurinë.
“Ne jemi të përkushtuar për të parandaluar një konflikt që nuk është në interesin e askujt, por jemi të gatshëm për të vendosur kosto të rënda nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, ka shkruar Blinken pas bisedës.