Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, përmes një reagimi në rrjetin social, i ka bërë thirrje Serbisë, që të rishqyrtojë edhe njëherë zotimin e saj për organizimin e Paradës së Krenarisë, #EuroPride2022.
Blinken ka theksuar se liritë e tubimit paqësor dhe të shprehjes, janë komponentë thelbësorë të demokracisë së shëndetshme.
”Liritë e tubimit paqësor dhe të shprehjes janë komponentë thelbësorë të një demokracie të shëndetshme. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të rishqyrtojë zotimin e saj për të pritur #EuroPride2022. Të drejtat LGBTQI+ janë të drejta të njeriut”./FolDrejt/