Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha sot se i tha homologut të tij rus Sergey Lavrov në takimin ministror të G20 në Indi se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të duhet dhe se do të kujdeset që lufta të përfundojë me kushtet që pranon Kievi.
“Është e nevojshme t’i jepet fund luftës agresive, të fillohet diplomacia që mund të sjellë paqe të qëndrueshme. Presidenti Putin ka treguar mosinteresim për këtë, duke thënë se nuk ka asgjë për të folur derisa, citoj, ‘Ukraina të pranojë realitetin e ri territorial'”, tha Blinken, raporton AP.
Ai shtoi në konferencën për shtyp se gjatë bisedës i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë “vendimin e saj të papërgjegjshëm dhe t’i kthehet marrëveshjes së re bërthamore START”. /FolDrejt/