Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot se Kina po shqyrton dërgimin e armëve dhe municioneve ruse për luftën në Ukrainë.
Ai deklaroi se kompanitë kineze tashmë po i japin njëfarë mbështetjeje Rusisë, ndërsa informacionet e reja sugjerojnë se edhe Pekini mund të dërgojë armë, raporton BBC.
“Një përshkallëzim i tillë do të nënkuptonte pasoja serioze për Kinën,” tha Blinken./FolDrejt/