Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike që fluturoi mbi territorin e Japonisë dje në mëngjes, për herë të parë në pesë vjet.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, paralajmëroi sot se Koreja e Veriut rrezikon një dënim dhe izolim edhe më të madh nga komuniteti ndërkombëtar nëse vazhdon provokimet e saj, pasi qëlloi një raketë balistike mbi Japoni të martën.
“Nëse ata vazhdojnë në këtë rrugë, kjo vetëm do të rrisë dënimin, do të rrisë izolimin, do të rrisë hapat e ndërmarrë në përgjigje të veprimeve të tyre”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Kili, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.