Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken hodhi poshtë idenë e negociatave të armëpushimit midis Ukrainës dhe Rusisë në këtë kohë.
“Për disa, ideja e një armëpushimi mund të jetë joshëse dhe unë e kuptoj këtë. Por nëse bëhet fjalë për ratifikimin praktik të pushtimit nga Rusia të territoreve të rëndësishme ukrainase, atëherë nuk do të ishte një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme,” tha Blinken raporton Tageschau.
Sipas Blinken, Rusia mund të rigrupojë trupat dhe të sulmojë sërish pas një kohe të caktuar./FolDrejt/