Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është të fshijë identitetin e Ukrainës si një komb i pavarur, sovran dhe ta përthithë atë në Rusi.
“Kjo luftë është një sulm jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla që synojnë të mbrojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, tha Blinken.
Ai gjithashtu deklaroi se viktimat e agresionit rus nuk janë vetëm ukrainasit, por njerëzit në mbarë botën, transmeton Fol Drejt.