Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se lufta e Rusisë në Ukrainë ishte një “dështim strategjik në çdo aspekt”, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Blinken tha se, një vit pasi presidenti Putin pushtoi Ukrainën, është e qartë se lufta e tij ishte një dështim i madh strategjik.
“Kjo është për shkak të guximit të popullit ukrainas. Por edhe për shkak të forcës dhe unitetit të aleatëve dhe partnerëve në mbarë botën që erdhën për të mbështetur Ukrainën,” tha ai.
Deklaratat pasuan vizitën e papritur të presidentit amerikan Joe Biden në Ukrainë të hënën, të cilën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshëndeti si një vizitë “simbolike” të një “aleati të fuqishëm”, shkruan CNN.
Blinken vlerësoi mbështetjen “e fortë” dhe “të hapur” të Greqisë për Ukrainën dhe NATO-n, duke theksuar përpjekjet e Greqisë për të “forcuar krahun lindor të aleancës” dhe për të lehtësuar dërgesat përmes portit të Aleksandrisë. /FolDrejt/