Myslimanët në mbarë botën shumë shpesh përballen me diskriminim dhe urrejtje për shkak të besimit të tyre fetar, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.
Vitin e kaluar, Kombet e Bashkuara shpallën 15 marsin Ditën Ndërkombëtare kundër Islamofobisë dhe kjo ditë shënon edhe përvjetorin e sulmit terrorist të kryer në vitin 2019 në dy xhami në qytetin Christchurch në Zelandën e Re.
Atë ditë, një person i armatosur sulmoi dy xhami, duke vrarë 51 besimtarë dhe duke plagosur 40 të tjerë. /FolDrejt/