Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha sot se Ukraina ka rimarrë gjysmën e territorit që Rusia fillimisht ka pushtuar dhe se forcat ukrainase po përballen me “luftime shumë të ashpra” ndërsa përpiqen të rifitojnë edhe më shumë territor të kontrolluar nga forcat ruse.
“Rreth 50 për qind e territoreve të pushtuara fillimisht nga forcat ruse tashmë janë kthyer. Këto janë ende ditë relativisht të hershme të kundërofensive. Është e vështirë. Kundërofensiva nuk do të përfundojë brenda një ose dy javësh, por më tepër në disa muaj”, tha Blinken në një intervistë për CNN, raporton Reuters.
Agjencia vlerëson se shpresa se Ukraina mund të arrijë shpejt përparim dhe të detyrojë forcat ruse të tërhiqen po zbehet sepse betejat kundër forcave ruse të pozicionuara mirë, të fortifikuara dhe të koordinuara janë shumë të vështira.