Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se shumë vende po mbështesin Ukrainën, pavarësisht se ndjejnë “dhimbjen” ekonomike të luftës, sepse të veprosh ndryshe do të ishte “braktisja e vetë Kartës së OKB-së”, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ai vuri në dukje, për shembull, se Evropa ka ndërmarrë “hapa të jashtëzakonshëm” për t’i dhënë fund varësisë së saj nga energjia ruse.
“Kombet në mbarë botën vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën, sepse ne të gjithë e kuptojmë se nëse braktisim Ukrainën, ne braktisim vetë Kartën e OKB-së dhe parimet dhe rregullat që i bëjnë të gjitha vendet më të sigurta”, tha Blinken në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. /FolDrejt/