Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi një kundërofensivë të mundshme të Ukrainës në javët e ardhshme.
Në një intervistë për gazetën franceze “West-France” (Ouest-France) këtë javë, Blinken shprehu mendimin se për shumë miq dhe partnerë të Ukrainës në botë, përfshirë SHBA-në, janë dy synime në Ukrainë, përcjell Fol Drejt.
“Qëllimi i parë është të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën të rifitojë territoret që Rusia ka marrë, duke përfshirë një kundërofensivë, e cila pritet në javët e ardhshme”, tha Blinken./FolDrejt/