Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore.
Ai shtoi se Uashingtoni nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar politikën e tij bërthamore, raporton Reuters.
Blinken e tha këtë duke komentuar deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin sot se Rusia teorikisht mund të përdorë armë bërthamore, por se aktualisht nuk ka nevojë për ta bërë këtë, transmeton Fol Drejt.