Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk duhet të mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë dhe nuk duhet të bjerë në “ekuivalencën e rreme” të thirrjes ndaj të dyja palëve që të ndalojnë luftën, ka thënë Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Rusia do të përdorë çdo pauzë në luftimet për të konsoliduar kontrollin e territorit dhe për të rimbushur forcat e saj, tha Blinken pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim si pjesë e një dokumenti pozicioni mbi luftën.
“Asnjë anëtar i këtij këshilli nuk duhet të bëjë thirrje për paqe duke mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe Kartës së OKB-së”, tha Blinken. /FolDrejt/