Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, përfundoi sot vizitën e tij dyditore në Kinë me takime me zyrtarë të lartë kinezë.
“Ka përfunduar një raund i sinqertë, konstruktiv bisedimesh me udhëheqjen e Kinës. Marrëdhënia midis SHBA-së dhe Republikës Popullore të Kinës është shumë e rëndësishme. Diplomacia e drejtpërdrejtë është mënyra më e mirë për të çuar përpara interesat dhe vlerat e SHBA-së dhe për të menaxhuar konkurrencën me përgjegjësi”, shkroi Blinken në Twitter.
Gjatë takimit me presidentin kinez Xi Jinping, Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se Uashingtoni nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit./FolDrejt/