Pas negociatave intensive në 48 orët e mëparshme, Forcat e Armatosura të Sudanit (SAF) dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ranë dakord të vendosin një armëpushim 72-orësh duke filluar nga mesnata, tha mbrëmë sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Siç njoftoi Departamenti i Shtetit, Blinken vuri në dukje se SHBA u bëri thirrje dy palëve ndërluftuese që të respektojnë plotësisht armëpushimin e ardhshëm.
Blinken deklaroi gjithashtu se, për të mbështetur një ndërprerje të armiqësive, SHBA do të koordinohet me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, si dhe me partnerët sudanez, me qëllim krijimin e një komiteti për të mbikëqyrur negociatat. /FolDrejt/