Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha sot se “çështja e balonës spiune kineze”, e cila u rrëzua mbi Amerikë këtë vit, “duhet të jetë një faqe e mbyllur”.
“Ne bëmë atë që duhej të bënim për të mbrojtur interesat tona, thamë se duhet t’i sqarojmë gjërat që të mos ndodhin më. Për sa kohë që nuk ndodhin më, çështja mbyllet,” tha Blinken në një intervistë me MSNBC.
Për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës foli edhe diplomati amerikan i ngarkuar me pjesën perëndimore të Azisë, Daniel Krittenbrink, i cili tha se menaxhimi i suksesshëm dhe i përgjegjshëm i marrëdhënieve SHBA-Kinë do të jetë i mundur vetëm nëse ka një “rrugë të dyanshme”, transmeton Fol Drejt.