Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Financave të SHBA-së kanë vendosur sanksione ndaj këtyre akterëve për shkak të aktiviteteve korruptive dhe destabilizuese.Në listën e Departamentit të Thesarit janë ish-deputeti Aqif Rakipi dhe pronari i mediave, Ylli Ndroqi.
“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët si Mbretëria e Bashkuar mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”, shkroi Blinken në Twitter.
Në vendimin e Departamentit të Thesarit për Aqif Rakipin thuhet se “është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”.
Kujtojmë se sanksione i janë vendosur edhe ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, ish-presidentit të shtetit të përbashkët Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviqit dhe ish-shefit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit të Maqedonisë, Sasho Mijalkov.