Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është i bindur se Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje t’i quajnë Suedinë dhe Finlandën aleatë të NATO-s së shpejti, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se shqetësimet e Turqisë për anëtarësimin e dy vendeve në aleancë po trajtohen.
Blinken, duke folur në një konferencë shtypi pas takimeve në Departamentin e Shtetit me homologët e tij suedez dhe finlandez, tha se të dy kombet tashmë po integrohen në punën e aleancës. /FolDrejt/