Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot në Ankara se Uashingtoni do të mbështesë Turqinë për aq kohë sa të jetë e nevojshme pas tërmeteve katastrofike që goditën atë vend dy javë më parë.
Blinken, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu, tha se Turqia nuk e mbështet qartë sovranitetin e Ukrainës dhe se SHBA dhe Ankaraja nuk bien dakord për këtë çështje, por se partneriteti i dy vendeve i përballon sfidat.
Turqia pret mbështetje nga Kongresi Amerikan për të miratuar një marrëveshje të planifikuar prej 20 miliardë dollarësh për avionët luftarakë F-16, tha Cavusoglu, transmeton Fol Drejt.