Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se nuk ka parë ndonjë shenjë në bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë se po “lëvizet përpara në mënyrë efektive”, kjo për shkak se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë “ndonjë shenjë reale të seriozitet” nga ana e Rusisë.
“Ajo çfarë thotë Rusia dhe çfarë vepron, këtë do ta shohim më vonë”, tha Blinken gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Marokut, Nasser Bourita, transmeton Telegrafi.
Sekretari amerikan i ka bërë thirrje Rusisë që t’i jap fund agresionit, të ndalë të shtënat dhe të tërheq pas forcat dhe t’i rikthehet kursit të bisedimeve.