Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken pas takimit me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka diskutuar me homologët e tij nga Finlanda dhe Suedia për situatën e fundit lidhur me anëtarësimin e dy vendeve në NATO.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price deklaroi se Blinken bisedoi me ministrin e Jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto dhe ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billström, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Price tha se Blinken në bisedën e tij me dy ministrat ka përsëritur mbështetjen që SHBA-ja jep për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe ka vënë në dukje angazhimin e tyre në partneritetin dypalësh dhe transatlantik me këto vende.
“Sekretari Blinken ka thënë se Suedia dhe Finlanda janë gati t’i bashkohen NATO-s. SHBA-ja u bën thirrje aleatëve të tjerë që të miratojnë shpejt bashkimin e dy vendeve (në NATO)”, tha Price.
Ka tërhequr vëmendje se sekretari amerikan ka biseduar me ministrat suedez dhe finlandez menjëherë pas vizitës që ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi në Washington.
Një nga çështjet që u diskutuan në takimin e Mekanizmit Strategjik SHBA-Turqi ishte edhe anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO./FolDrejt/