Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u takua me përfaqësues të vendeve anëtare të G7, si dhe me kryeministrin ukrainas Denis Shmyhal në margjinat e Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Gjatë bisedimeve me zyrtarët e G7, u konfirmua mbështetja për Ukrainën në mbrojtje kundër agresionit rus dhe Sekretari i Shtetit i njoftoi ata për takimet e tij me zyrtarë të lartë gjatë vizitës së tij në Pekin më 18 dhe 19 qershor, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Udhëheqësit e G7 theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë kur bëhet fjalë për trajtimin me Kinën dhe ripohuan se G7 është më i bashkuar se kurrë, transmeton Fol Drejt.