Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në një takim me homologët e tij nga Azerbajxhani dhe Armenia theksoi rikthimin në procesin e paqes.
Në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se Blinken zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov dhe ministrin e Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në takimin e parë të zhvilluar me palët pas tensioneve të fundit mes dy vendeve, Blinken shprehu ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën në konflikte.
Blinen ka vënë theksin për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit dhe rikthimin në procesin e paqes. Ai diskutoi me homologët e tij se çfarë do të jetë hapi i ardhshëm dhe inkurajoi dy ministrat të takohen sërish para përfundimit të këtij muaji./FolDrejt/