Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se bota nuk mund ta lejojë presidentin rus Vladimir Putin të ikë nga përgjegjësia, duke folur për luftën në Ukrainë.
Ai tha se vendimi i Putinit për të shtuar numrin e ushtarëve në Ukrainë, duke i bërë ushtarë burrat rusë, është përbuzje e plotë për Kartën e OKB-së.
“Presidenti Putin po bën zgjedhjen e tij. Tani i takon të gjitha vendeve të OKB-së të bëjnë zgjedhjen e tyre. Thuajini Presidentit Putin të ndalojë tmerrin që nisi,” vazhdoi Blinken.
” Thuani atij të ndalojë poshtërimin e këtij Këshilli dhe gjithçkaje që ai përfaqëson””,ka thënë Blinken
Duke shtuar se duhet ndaluar Putin pasi sipas tij është duke i poshtëruar edhe shtetasit e tij, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.